Në Ohër të Maqedonisë sot u takuan presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi për të diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me integrimet evropiane por dhe mbi thellimin e bashkëpunimit midis këtyre vendeve. Presidentët folën edhe për probleme me të cilat ballafaqohet rajoni, ndërkohë që bënë thirrje që problemet individuale apo midis dy fqinjëve të mos reflektojnë në tërë rajonin. Në takimin e nivelit të lartë nuk mori pjesë presidenti i Serbisë për shkak të pranisë së presidentes së Kosovës: