Maqedoni: Pesimizëm mes banorëve për perspektivën ekonomike në 2011

  • Isak Ramadani
    Zëri Amerikës

Maqedoni: Pesimizëm mes banorëve për perspektivën ekonomike në 2011

Shtetasit e Maqedonisë e shohin me pesimizëm edhe vitin 2011 për sa i përket rritës ekonomike dhe investimeve të huaja. Maqedonia ka një shkallë të lartë papunësi: rreth 35 për qind sipas të dhënave zyrtare, por mendohet se kjo shifër kalon 40 përqindëshin. Ekspertët thonë se mungon siguria e përgjithshme për tërheqjen e investitorëve të huaj.