Nexhat Daci shpallet fajtor për keqpërdorim të buxhetit të Parlamentit të Kosovës

Nexhat Daci shpallet fajtor për keqpërdorim të buxhetit të Parlamentit të Kosovës

Një gjykatë në Prishtinë e shpalli fajtor dhe e dënoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci me 1 vjet e gjysmë heqje lirie me kusht për dy vjet.

Zoti Daci është shpallur fajtor për siç thuhet keqpërdorimin e buxhetit të Parlamentit të Kosovës duke blerë syze dhe duke rregulluar dhëmbët me paratë e buxhetit të Kosovës në periudhën kur ishte kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Sipas gjykatës zoti Daci gjatë dy viteve të ardhshme nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë asnjë funksion publik.

Gjykata dënoi po ashtu ish këshilltarin e tij, Ahmet Alishani me gjashtë muaj heqje lirie, për shkak se sic thuhet kishte ndihmuar zotin Daci në kryerjen e veprës së tij.