Përfundon afati i regjistrimit të subjekteve politike për zgjedhjet e 12 dhjetorit

  • Leonat Shehu
    Prishtinë

Përfundon afati i regjistrimit të subjekteve politike për zgjedhjet e 12 dhjetorit

Në Kosovë, ka përfunduar afati i regjistrimit të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të caktuara për 12 dhjetor. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 29 subjekte politike të të gjitha komuniteteve do të konkurrojnë për të hyrë në parlamentin 120 vendesh të Kosovës. Njëzet vende në këtë parlament u takojnë pakicave kombëtare.