Sejdiu, thirrje autoriteteve të Beogradit të distancohen nga krimet

Sejdiu, thirrje autoriteteve të Beogradit të distancohen nga krimet

Në Kosovë, presidenti Fatmir Sejdiu u bëri thirrje sot autoriteteve të Beogradit që të distancohen nga veprimet e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë dhe të ndihmojnë në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Në një konferencë që po mbahet në Prishtinë mbi këtë çështje, iu bë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni për ndriçimin e fatit të rreth 1 mijë e 900 personave të zhdukur në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare shqiptare.