Kosovë: Fillon pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike

Kosovë: Fillon pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike

Në Kosovë që nga sot ka filluar pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike, si një nga kriteret kryesore për përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave. Kosova pret që në dhjetor të fillojë dialogun me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave, por as zyrtarët vendas e as ata ndërkombëtarë nuk mund të thonë se sa kohë do të marrë përfundimi i këtij procesi. Në fillim të këtij muaji Komisioni Evropian propozoi përfshirjen e Kosovës në këtë proces, ndërsa njëkohësisht për Serbinë propozoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.