Ambasadori Dell për Gjykatën Kushtetuese

Ambasadori Dell për Gjykatën Kushtetuese

Në Kosovë, ambasadori amerikan Christopher Dell tha sot se zbatimi i Kushtetutës së shtetit të ri dhe vendosja e sundimit të ligjit duhet të ndodhin në tërë vendin, përfshirë edhe veriun e banuar me shumicë serbe. Por, zbatimi i Kushtetutës në atë pjesë të Kosovës vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi, i cili nuk pranon të njohë shtetin e ri.