BE shqyrton masa ndëshkimore kundër Italisë për trajtimin e mbeturinave urbane

  • Zëri Amerikës

BE shqyrton masa ndëshkimore kundër Italisë për trajtimin e mbeturinave urbane

Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e ndëshkimit me gjobë dhe masave ligjore kundër Italisë për problemet në trajtimin e mbeturinave urbane në zonën e Kampanjas, ku përfshihet edhe Napoli.

Komisioneri për Mjedisin Janez Potocnik tha sot se është i shqetësuar nga ato që po ndodhin në rajonin e Kampanjas, ku veçoi protestat në Napoli lidhur me ndërtimin e një objekti të ri për përpunimin e mbeturinave. Protestat kanë shkaktuar plagosjen e 20 vetëve.

Zoti Potocnik tha se situata aktuale në Kampanja çon në përfundimin se masat e marra nga autoritetet italiane në vitin 2007 ishin të pamjaftueshme.

Ai tha se komisioni mund të dërgojë një ekip inspektimi në Kampanja për të pasur një ide më të mirë për masat e mëtejshme, përveç gjobës kundër Italisë.