Policia e EULEX-it arreston një banor serb të veriut të Kosovës

Policia e EULEX-it arreston një banor serb të veriut të Kosovës

Zyrtarë të Misionit të bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, thanë se njësitë e posaçme të policisë kanë arrestuar në veriun e Kosovës një pjesëtar të komunitetit serb, nën akuzat për krim të organizuar.

Një zëdhënëse e këtij misioni tha se ky arrestim është "shumë i rëndësishëm" dhe është hera e parë që EULEX-i arreston dikë në veri lidhur me akuza serioze për përfshirje në krim të organizuar. Zyrtarët thanë se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, akuzohet edhe për tentim vrasje.

Zyrtarë të EULEX-it kishin paralajmëruar se vjeshta mund të jetë periudhë e hetimeve dhe arrestimeve edhe në veriun e banuar me shumicë serbe, që është skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës.