Sekretarja e Shtetit Klinton i jep fund vizitës në Egjipt

  • Zëri Amerikës

Sekretarja e Shtetit Klinton i jep fund vizitës në Egjipt

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i dha fund një vizite dy ditëshe në Egjipt, gjatë së cilës përfshiheshin takime me zyrtarë të lartë të administratës së përkohëshme dhe një diplomati veteran që po konkuron për president.

Zonja Klinton vizitoi Sheshin Tahrir të Kajros, skena kryesore e protestave që çuan në rrëzimin e udhëheqësit egjiptian Hosni Mubarak muajin e kaluar.

Sekretarja Klinton tha sot se një vizitë në këtë shesh është një shans i veçantë që të kujton fuqinë e shpirtit njerëzor dhe dëshirës për liri, të drejtat e njeriut dhe demokraci.

Zonja Klinton u përshëndet dhe shtrëngoi duart me banorë të Kajros para takimit me kryeministrin Esam Sharaf.

Para se të largohej për në Tunizi, Sekretarja amerikane e Shtetit do të takohej edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe Amr Musa. 74-vjeçari Amr Musa, një diplomat veteran egjiptian, ka njoftuar se do të konkurojë për president të vendit.

Sekrerja e Shtetit Hillari Klinton është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Egjiptin që nga protestat anti-qeveritare që çuan në dorëheqjen e Hosni Mubarakut.