Klinton: SHBA të angazhuara për zgjidhjen me dy shtete dhe paqen në Lindjen e Mesme

  • Mohamed Elshinaui

Klinton: SHBA të angazhuara për zgjidhjen me dy shtete dhe paqen në Lindjen e Mesme

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, riafirmoi angazhimin amerikan për zgjidhjen me dy shtete dhe paqen në gjithë Lindjen e Mesme. Korrespondeti i Zërit të Amerikës, Mohamed Elshinaui na sjell hollësi.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, thotë se rruga drejt sigurisë dhe stabilitetit për palestinezët dhe izraelitët varet nga negociatat që do të çojnë në dy shtete që të letojnë në paqe krah njeri tjetrit.

"Ne kemi bindjen se po të vazhdojnë negociatat, palët mund të arrijnë marrëveshje që t’i japë fund konfliktit, duke realizuar qëllmin palestinez për një shtet të pavarur dhe të qendrueshëm bazuar në kufijtë e 1967, me shkëmbime të pranueshme teritoresh si dhe qëllimin e Izraelit për një shtet hebre me kufij të sigurt dhe të njohur që të pasqyrojë zhvillimet e mëtejshme dhe të plotësojë kërkesat e sigurimit që ka Izraeli”.

Sekretarja Klinton i bëri këto deklarata të mërkurën në takimin me Grupin amerikan të Punës për Palestinën, një organizim jofitimprurës që mbron zgjidhjen paqësore të konflitit palestinezo-izraelit. Ajo riafirmoi gjithashtu qendrimin e administratës Obama se ndërtimet e vendbanimeve në teritoret e pushtuara duhet të pezullohen. Palestinezët kanë frikë se ndërtimi i vendbanimeve hebraike do t’u mohonte atyre një shtetet të fortë e të qendrueshëm.

"Qendrimi ynë për vendbanimet është tashmë i qartë dhe nuk ka ndryshuar. (APPLAUSE) Po ashtu, vendosmëria jonë për të inkurajuar palët të vazhdojnë bisedimet mbetet e palëkundur”.

Palestinezët kanë thënë se nuk do të kthehen në tryezën e bisedimeve nëse Izraeli nuk pezullon ndërtimin e vendbanimeve në teriroret e pushtuara që nga viti 1967. Zonja Klinton thotë se megjithëse nuk ka një formulë magjike për të zgjidhur ngecjen e negociatave për shkak të ndërtimeve, Shtetet e Bashkuara po punojnë me këmbëngulje për të krijuar kushtet që negociatat të vazhdojnë. Ambasadori i Lidhjes Arabe në Uashington, Husein Hasouna, tha se është i shqetësuar për çfarë zonja Klinton nuk tha.

"Do të doja që ajo të fliste për pengesat që i janë krijuar procesit të paqes tani e që ne të gjithë e dimë se janë vazhdimi i ndërtimit të vendbanimeve dhe qendrimi i qeverisë Izraelite, të cilat i bëjnë negociatat të pamundura. Ne nuk kemi nevojë vetëm për fjalë të mira, mendoj se ne kemi nevojë punë të mirë dhe rezultate konkrete”.

Ambasada e Izraelit nuk i përgjegj kërkesës për komente. Por Drejtori i Komunikimit të Komitetit Hebraik Amerikan, Ben Kohen, thotë se vendbanimet janë vetëm një nga çështjet e negociatave. Ai fajëson Autoritetin Palestinez se nuk ka marrë seriozisht moratoriumin e njëanshëm izraelit për pezullimin e vendbanimeve. Moratoriumit i skadoi afati muajin e kaluar.

"Është shumë e qartë se qeveria amerikane nuk i shikon vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor si një faktor pozitiv në këtë proces, por kjo nuk do të thotë se qendrimi i Autoritetit Palestinez është domosdoshmërisht i drejtë. Madje, është shumë e qartë se Kryeministri Benijamin Netanijau i ka dërguar një numër sinjalesh se është dakord me disa kushte të caktuara që të vazhdojë moratoriumin”.

Kohen mirëpriti deklatën e Sekretares Klinton lidhur me kufijtë e 1967 dhe shkëmbimin e teritoreve, duke e përcaktuar Izraelin si shtet hebraik, por ai tha se Autoriteti Palestinez duhet të ketë vullnetin politik për t’i bërë këto kushte funksionale.

Sekretarja Klinton tha se i dërguari i posaçm amerikan, Xhorxh Miçëll do të rikthehet sëshpejti në Lindjen e Mesme për konsultime të mëtejshme.