Ekonomia e Kinës që po rritet me ritme të shpejta, u ngadalësua pak në tremujorin e fundit, ndërsa inflacioni shënoi një rritje të lehtë në shtator.
Qeveria kineze njoftoi sot se ekonomia për tre muajt e fundit korrik, gusht, shtator, u rit me 9,6 përqind.
Tremujorin e kaluar rritja ishte 10 përqind. Ndërsa në fillimit të vitit edhe më e lartë.
Autoritet po ashtu thanë se çmimet e mallrave të konsumit në shtator ishin 3,6 përqind më të shtrenjta se një vit më parë. Infacioni për shtatorin ishte 0,6 përqind më i lartë se për gushtin.
Të dhënat e fundit ekonomike, dolën vetëm dy ditë pasi banka qendrore e Kinës njoftoi se do të ngrinte interesat për herë të parë në tre vjet në përpjekje për të ulur inflacionin dhe parandaluar një rënie të theksuar të vlerës së pasurive të patundshme dhe financiare.