Një nga një, anëtarët e ekipit të shpëtimit po nxjerrin në sipërfaqe 33 minatorët që mbetën të bllokuar më shumë se gjysmë kilometri nën tokë më shumë se dy muaj më parë.
Minatori 31-vjeçar Florenco Avalos ishte i pari që u nxorr në sipërfaqe, pak pas mesnatës sot me një kapsulë metalike të quajtur Feniks. Ai mbronte sytë me syza të erëta nga kamerat televizive pasi qendroi për 10 javë në errësirë. Avalos përqafoi së pari anëtarët e familjes dje pastaj Presidentin e Kilit, Sebastian Pinera.
Kapsula metalike u ul përsëri me një pjesëtar të ekipit të ndihmës së shpejtë në bord dhe u kthye me një minator tjetër, Mario Sepulvedën, i cili u prit në sipërfaqe nga e shoqja.
Tashmë ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë edhe minatorin e tretë nga miniera, Huan Ijanes dhe kapsula është lëshuar përsëri për të marrë minatorin e katërt.
Duhen të paktën 15 minuta që kapsula të ngrihet në sipërfaqe nga thellësia 622 metra me një nga minatorët brenda. I gjithë operacioni i shpëtimit pritet të zgjatë deri në dy ditë.