Një amerikan dhe 2 japonezë, fitues të Çmimit Nobel në Kimi

  • Zëri Amerikës

Një amerikan dhe 2 japonezë, fitues të Çmimit Nobel në Kimi

Një amerikan dhe dy japonezë janë fitues të Çmimit Nobel në Kimi për këtë vit, për punën e tyre në “zhvillimin e një prej mjeteve më të sofistikuara” që përdoren në kiminë organike.

Eichi Negishi dhe Akira Suzuki nga Japonia dhe amerikani Riçard Hek kanë zhvilluar një process të quajtur kryqëzimi i ndërsjelltë me katalizator paladiumin, që u jep mundësi kimistëve t’i bashkojnë më mirë atomet e karbonit për të krijuar molekula komplekse.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave, e cila ndan Çmimet Nobel, tha se kjo metodë kishte përmirësuar në mënyrë të ndjeshme aftësinë e shkencëtarëve për të krijuar kimikate të sofistikuara.

Akademia thekson gjithashtu se procesi përdoret në të gjithë botën për prodhimin e ilaçeve, si dhe krijimin e molekulave që i shërbejnë industrisë elektronike.

Fituesit do të ndajnë mes tyre shpërblimin prej 1.5 milionë dollarësh.