Presidenti aktual i Bregut të Fildishtë Loron Bagbo po negocion kushtet e dorëzimit, pasi forcat e rivalit të tij rrethuan sot rezidencën presidenciale.
Ministri i Jashtëm francez Alan Zhype tha sot se negociatorët ishin fare pranë arritjes së synimit për të bindur zotin Bagbo të jepte dorëheqjen.
Ai tha më pas se Franca dhe Kombet e Bashkuara donin nga zoti Bagbo të nënshkruante një dokument ku binte dakord për të dorëzuar pushtetin dhe të njihte zotin Alasan Uatara si president.
Shumë vende e kanë njohur zotin Uatara si fitues të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Bregun e Fildishtë.