Zgjedhjet e së djelës tejet të rëndësishme për të ardhmen e Bosnjes

  • Budapest

Zgjedhjet e së djelës tejet të rëndësishme për të ardhmen e Bosnjes

Në Bosnje-Hercegovinë zhvillohen të dielën zgjedhjet e përgjithshme që shikohen me rëndësi kritike për të ardhmen e vendit të përbërë nga grupet etnike kroate, myslimane dhe serbe. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetëmin e tyre për tensionet nacionaliste në vend, edhe pas rreth 15 vjetësh nga marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Bosnje.

Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë thonë se shpresojnë që mbi tre milionë votuesit e Bosnjes do të zgjedhin politikanë që do të ndërmarrin reforma për ta mbajtur të bashkuar dhe për ta përgatitur atë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Zgjedhësit do të votojnë nesër për parlamentin e vendit dhe anëtarët e presidencës kolektive, një përfaqësues nga të tre nacionalitetet e Bosnjes, kroate, myslimane dhe serbe.

Veç atyre, votuesit do të zgjedhin deputetët e dy asambleve, të Federatës Myslimano-Kroate dhe të Republikës Serbe. Në këtë të fundit votuesit do të zgjedhin edhe presidentin e ri.

Konfigurimi i Bosnje-Hercegovinës ishte produkt i marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha gjithashtu fund edhe luftës sëviteve 90-të në Bosnje. Konflikti që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë la 100 mijë të vrarë dhe mbi dy milionë njerëz të zhvendosur.

Tani, 15 vjet më pas, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje, Patrik Mun, u ka bërë thirrje politikanëve të kapërcejnë tensionet nacionaliste pas zgjedhjeve të nesërme.

Në një deklaratë të botuar nga media vendase, ai thotë se politikanët e Bosnjes “duhet ta zëvendësojnë konfrontimin” me atë që ai e përshkruan si “punë serioze për ta çuar Bosnje-Hercegovinën në NATO dhe në Bashkimin Evropian”.

Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, Uilliam Hejg dhe Guido Vestervelle u kanë bërë thirrje udhëheqësve të Bosnjes në një deklaratë të tyre që të bëjnë “ç’është e mundur për ta lënë pas të kaluarën”, duke punuar bashkërisht për interesat kombëtare.

Ndër vështirësitë që ndesh vendi është edhe debati i nxehtë politik për reformat kushtetuese që do të forconin institucionet qendrore.

Presidenti aktual i Republikës Serbe të Bosnjes, Rajko Kuzmanoviç, për shembull, e ka bërë të qartë se komuniteti serb nuk do të pranojë më pak autonomi. Ai thotë se Bosnja duhet të mbetet një shtetet kompleks, me dy entitete dhe tri nacilnalitete me të drejta të barabarta. Zoti Kuzmanoviç shprehet qartë se Republika Serbe nuk do të pranojë ndryshme kushtetuese që minojnë kapacitetin e saj për të marë vendime të veçanta.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se zoti Kuzmanoviç do të zëvendësohet nga kryeministri popullor serb, Milorad Dodik, i cili nuk pranon që serbët e Bosnjes të kenë kryer akte genocidi. Ai gjithashtu është në favor të pavarësisë së Republikës Serbe dhe ka vënë në dyshim ekzistencën e Bosnje-Hercegovinës në të ardhmen.

Presidenti i Serbisë fqinje, Boris Tadiç, i cili është gjithashtu aleat i zotit Dodik, ka thënë se i kupton mirë shqetësimet e serbëve të Bosnjes. Ai thotë se bashkëpunimi mes Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjes është “përmirësuar ndjeshëm”, veçanërisht në aspekte të tilla si ekonomia. Zoti Tadiç thotë se megjithëse Serbia “mbetet e angazhuar për marrëveshjen e Dejtonit” , ajo do të “vazhdojë t’i mbrojë dhe respektojë të drejtat legjitime të Serbëve” dhe të gjithë njerëzve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor, si dhe integritetin teritorial të vendeve të Ballkanit.

Por Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se marrja e vendimeve të përshtatëshme është me shumë rëndëri për të ardhmen dhe begatinë e vendit.

Struktura politike dhe burokratike e Bosnjes e ka bërë atë një nga vendet më të vështira në Evropë për të bërë biznes dhe ajo renditet në vendin e 116-të në indeksin Bankës Botërore.

Studjuesit thonë gjithashtu se shumica e votuesve, pavarësisht nga nga përkatësia etnike, duan që politikanët të përqendrohen në hapjen e vendeve të punës dhe në një të ardhme më të mirë për ekonominë e vendit të ndarë.