Presidenca e re kolektive e Bosnje-Hercegovinës fillon mandatin

  • Zëri Amerikës

Presidenca e re kolektive e Bosnje-Hercegovinës fillon mandatin

Presidenca e re kolektive e Bosnje-Hercegovinës filloi të mërkurën mandatin, me tre anëtarë të komuniteteve myslimane, serbe dhe kroate të cilët kanë mendime të ndryshme nëse vendi duhet të shkojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në fjalime veç e veç që zhvilluan në Sarajevë, boshnjaku Bakir Izetbegoviç dhe kroati Zhelko Komshiç, i bënë thirrje vendit të ndarë etnikisht që të organizojë institucionet dhe të ecë pa u vonuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Nga ana e tij, udhëheqësi serb Nebojsha Radmanoviç ka bërë thirrje që entiteti serb të shkëputet nga Bosnja dhe ka kundërshtuar dorëzimin e kompetencave myslimanëve ose kroatëve.

Muajin e shkuar, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, paralajmëroi se Bosnjë-Hercegovina duhet të reformojë strukturën e saj të ndërlikuar politike ose do të rrezikojë të mbetet prapa fqinjëve, ndërsa këta integrohen në Evropë.