Në Kosovë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara ka publikuar sot rezultatet e një studimi të opinionit publik lidhur me pikëpamjet qytetarëve për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe të marrëdhënieve ndëretnike. Qytetarët e anketuar kanë shprehur pakënaqësi me zhvillimet ekonomike, ndërsa kanë fajësuar dy partitë më të mëdha që ishin në pushtet për krizën politike në vend.