Arrestohet në Vlorë mafiozi Albino Prudentino

  • Armand Mero

Arrestohet në Vlorë mafiozi Albino Prudentino

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës mafioze italiane Sacra Corona Unita, Albino Prudentino, u arrestua sot në Shqipëri në qytetin e Vlorës, gjatë një operacioni të perbashket me policine italiane nisur në Brindisi, për goditjen e pjestarëve të kësaj organizate.

Prudentino, i njohur për aktivitetin e tij kriminal kërkohej nga gjykata e Leces në Itali për bashkëpunim kriminal të tipit mafioz, trafik droge dhe grabitje në rrethana rënduese.

59 vjecari ndërkohë kishte nisur aktivitet tregtar në Shqipëri ku sipas informacioneve nga policia italiane ai kishte dy salla lojrash, një në Vlorë dhe një tjetër në Tiranë. Për arrestimin e tij krahas prokurorisë dhe policisë shqiptare u angazhuan edhe shërbimet sekrete të vendit.

Operacioni i nisur në Itali çoi në arrestimin e 7 personave, ndërsa një tjetër u kap në Tajlandë. Dy të tjerë janë ende në kërkim.