Shqipëri: Parlamenti diskuton opinionin e BE për kërkesën e statusit kandidat

Shqipëri: Parlamenti diskuton opinionin e BE për kërkesën e statusit kandidat

Parlamenti shqiptar po debaton sot me kërkesë të opozitës socialiste mbi Opinionin e Bashkimit Europian për kërkesën e Shqipërisë që të bëhet një vend kandidat. Partia Socialist kërkoi një mocion me debat për këtë cështje, duke kërkuar përgjegjësitë për refuzimin qe iu bë Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Deputetët e koalicionit qeveritar po fajësojnë edhe opozitën se me protestat e saj dhe bojkotin e parlamentit ndikoi ndjeshëm në këtë refuzim.