Agjencitë turistike në Shqipëri shtojnë shitjen e biletave

Agjencitë turistike në Shqipëri shtojnë shitjen e biletave

Agjencitë turistike në Shqipëri kanë shënuar këtë fundviti një rritje 20-30 përqind të shitjes së biletave drejt Italisë dhe Greqisë.

Ekspertët e këtij tregu besojnë se kjo ka ardhur për shkak të liberalizimit të vizave. Punonjësit e agjencive turistike, pohojnë se interesimi i qytetarëve për të udhëtuar është shumë herë më i madh, por ata po ngurrojnë te marrin bileta për të udhëtuar, duke pritur reagimet e para të vendeve pritëse.

Kjo procedurë kryhet për herë të parë, dhe askush nuk ka dijeni mbi procedurat policore të udhëtimit. Duke filluar nga nesër, qyetarët shqiptarë do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen për afate deri 90 ditë.