Përfundon manovra ushtarake midis trupave amerikane dhe atyre shqiptare - 2005-01-11

Trupat amerikane dhe ushtarët shqiptarë përfunduan manovrat ushtarake tre mujore, me rindërtimin e një shkollë dhe riparimin e disa rrugë në vend.

Zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë thonë se 50 marinarë punuan përkrah forcave të marinës shqiptare dhe inxhinierëve të ushtrisë. Manovrat përfshinin projekte rindërtimi në objekte civile dhe ushtarake të gadishullit të Karaburunit.

Ekipi shqiptaro-amerikan rindërtoi një shkollë fillore në Dukat, riparoi rrugët dhe furnizoi me pajisje të reja bazën detare Pashaliman. Manovrat e përbashkëta ushtarake filluan në tetor.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Marsi Ris dhe zyrtarë të marinës shqiptare morën pjesë dje në ceremoninë e prerjes së shiritit për shkollën fillore. Kostoja e rinovimit të shollës dhe bazës detare arriti në 270 mijë dollarë.