20 dhoma torturimi në Falluxha - 2004-11-22

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se kanë gjetur afro 20 dhoma torturimi që përdoreshin nga kryengritësit në Falluxha.

Ata thanë se disa prej më shumë se 30 pengjeve perëndimore të vrarë nga rrëmbyesit e tyre mund të jenë mbajtur në këto shtëpi.

Po të djelën, zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se marinsat vranë një kryengritës, i cili pretendonte se ishte i vdekur, por më pas u ngrit dhe hapi zjarr. Incidenti ndodhi një javë pasi një videokasetë, në të cilën paraqitej një marins amerikan duke vrarë në Falluxha një irakian që dukej i plagosur, gjë që nxiti polemika rreth operacionit në këtë qytet.

Në qytetin Ramadi, persona të armatosur vranë dje 8 anëtarë të Gardës Kombëtare Irakiane.

Ndërkohë, kryeministri i përkohshëm, Ijad Allaui u takua me udhëheqës suni për diskutime rreth zgjedhjeve irakiane, që janë caktuar të zhvillohen më 30 janar. Takimi u zhvillua ndërkohë që disa suni po bëjnë thirrje për bojkotimin e votimit në shenjë proteste kundër pranisë amerikane në Irak. //az//