Diplomatë thonë se Irani ka rënë dakord të pezullojë protësisht programin e tij të pasurimit të uraniumit në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga disa vende evropiane.
Një marrëveshje me shkrim i ka mbërritur Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Zyrtarët e afërt me bisedimet thonë se Irani e pranoi marrëveshjen për të parandaluar një krizë me Kombet e Bashkuara këtë muaj lidhur me programin bërthamor të Iranit, i cili ka ngjallur shumë polemika.
Përfaqësuesi i lartë iranian për programin bërthamor e njoftoi marrëveshjen sonte në Teheran. Zyrtarët iranianë thanë se Teherani do të ndërpresë përpjekjet për pasurimin e uraniumit për derisa vendet evropiane të vazhdojnë të punojnë për një marrëveshje më të përhershme.
Vendet evropiane i kishin paralajmëruar autoritetet iraniane se do të mbështesnin sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër vendit të tyre në se ata nuk pranonin të ndalnin përpjekjet për pasurimin e uraniumit.
Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për të prodhur material për armët bërthamore, por Irani insiston se programet e tij të pasurimit kanë qëllime paqësore.
//ze//