BE: pasaportat  e vendeve anëtare, sipas kërkesës së SHBA - 2004-10-26

Ministrat e Bashkimit Evropian ranë dakort në parim që pasaportat e vendeve anëtare të përfshijnë fotografi dixhitale dhe shenjat e gishtave, në përgjigje të kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Diplomatët thonë se ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të Bashkimit, në takimin e tyre të Luksemburgut, nuk arritën dot marrëveshje përfundimtare për shkak të shqetësimeve të Austrisë dhe Finlandës. Por diplomatët thonë se presin ta arrijnë së shpejti marrëveshjen përfundimtare.

Sipas rregullave të reja, fotografitë dixhitale do të jenë të detyrueshme brenda 18 muajsh dhe shenjat e gishtave brenda 3 vjetësh.

Për arësye sigurimi Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar 27 vendeve, përfshirë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, t’i përfshijnë këto elementë në pasaporta, në mënyrë që shtetasit e tyre të lejohen të hyjnë në Amerikë pa viza.

Dy elementët synojnë t’i bëjnë pasaportat më të vështira për t’u falsifikuar. Uashingtoni e ka zgjatur afatin e plotësimit të kësaj kërkese deri në tetor të vitit të ardhshëm.// lk //