Presidenti Bush vizitoi zona të Floridës që u goditën nga uragani Çarli - 2004-08-15

Presidenti Bush vizitoi zona të shtetit Florida që u goditën nga uragani Çarli, nga i cili gjetën vdekjen të paktën 13 persona dhe mijëra të tjerë mbetën pa strehë.

Ky uragan ishte stuhia më e fuqishme që goditi Floridën në 12 vjetët e fundit dhe presidenti Bush e ka shpallur pjesën jug-lindore të Shteteve të Bashkuara zonë fatkeqësie natyrore, duke bërë të mundur dërgimin e ndihmave federale.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për persona të mbetur gjallë dhe viktima në mes të shkatërrimeve. Zyrtarët thonë se stuhija shkaktoi dëme prej së paku 7 miliard dollarësh.

Ndërkaq, Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganet thotë se stuhija tropikale Earl po u afrohet brigjeve lindore të Karaibeve. Barbadosi dhe ishuj të tjerë në rajon janë në gjendje gatishmërie.//ii