Brenda këtij viti Shtetet e Bashkuara lëshuan dy raporte mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në botë. Në raportin e parë, lëshuar nga Departamenti i Shtetit u morrën në shqyrtim 196 vende dhe u vune në dukje përpjekjet e Shteteve te Bashkuara për përmiresimin e këtyre të drejtave dhe nxitjen e demokracise.
Por pas njoftimeve mbi abuzimet në burgun e Abu Graibit në Irak, në muajin maj komisioni i Kongresit për Marrëdhenie me Jashtë i kerkoi Departamentit të Shtetit një raport të dytë ku te pëfshiheshin edhe keto shkelje.
Nën sekretari i Shtetit për çeshtje të Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punën, Loren Krejner i tha nën komisionit të Kongresit se administrata po bën ç‘është e mundur për të siguruar që ngjarjet e Abu Graibit të mos përsëriten kurrë më. Duke vepruar kështu, tha ai, Shtetet e Bashkuara po i tregojne botës se qeveria amerikane u permbahet të njëjtave standarte dhe ka të njëjtën shkallë kerkesë llogarie ndaj vetes ashtu siç kërkon edhe ndaj qeverive të vendeve që shkelin të drejtat e njeriut.
Nën sekretari Krejner tha se raporti nuk është thjesht një pasqyrë e gjendjes në bote, por i përgjigjet pyetjes se çfare po bën administrata me politikën e saj te jashtme kundër shkejljeve të të drejtave te njeriut dhe kundër pengesave që shumë vende hasin në rrugën e demokracisë. Në keto përpjekje, tha ai, Departamenti i Shtetit ka angazhuar jo vetem personelin e vet kudo në botë, por ka tërhequr bashkëpunimin e një numri organizatash jo qeveritare brenda e jashte vendit.
Ambasadori Richard Uilliamson, anëtar i këshillit drejtues të Institutit Republikan Nderkombetar, një organizatë jo qeveritare që zhvillon veprimtari në më se 70 vende të botës, u tha anëtarëve të nën komisionit për Marrëdhënie me Jashtë se ndërkohë që përparimi në vendet e Evropes Lindore e Qëndrore ështe i pamohueshem, angazhimi i Shteteteve të Bashkuara në këtë rajon mbetet i nevojshëm.
Për sukseset dhe përparimet në këtë pjesë të Evropës, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar më shumë se çdo vend tjetër, tha ambasadori Uilliamson, prandaj një pakësim i angazhimit amerikan, veçanërisht në Ballkan, do të vinte në rrezik shumë prej këtyre sukseseve. Ambasadori Uilliamson tha se Instituti Republikan Ndërkombëtar ka më se një vit që po zbaton në Shqipëri një program të financuar nga Agjencia amerikane per Zhvillim Ndërkombëtar, USAID për forcimin e rolit udhëheqës të anëtarëve të parlamentit dhe shtimin e pjesmarrjes së udhëheqjes rinore në shoqërinë civile.
Në Maqedoni, ambasadori Uilliamson vuri në dukje rolin që po luan instituti i tij në zhvillimin e institucioneve, përfshi partitë politike, dhe forcimin e rolit të grave dhe rinisë në jetën politike. Ambasadori Uilliamson tha se tensionet etnike vazhdojnë të jenë të larta në Serbi, Bosnje e Maqedoni dhe si rezultat, trafikantët e drogave, grave e fëmijëve gjejnë atje një mjedis të përshtatshëm për verimtarinë e tyre.
Por, korrupsioni thuajse në të gjitha nivelet, ështe një tjetër pengesë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, tha zëvendes-administratori i zyrës së USAID-it për demokraci dhe ndihmë hamnitare, Roxher Uinter. Ai shtoi se zyra e tij ka hartuar tani një stratergji të re ndërkombëtare kundër korrupsionit në elitat më të larta shtetërore e politike të një vendi. Suksesi i kesaj strategjia tha ai, do të kërkojë angazhimin e ambasadave amerikane jashte vendit, perpjekje diplomatike, si dhe ndihmën e ligjvënësve dhe zyrtarëve të Departamentit të Shtetit që merren me hartimin e politikës së Jashtëme amerikane ndaj një vendi perkates.
Zoti Uinter tha se lufta per demokraci dhe te drejtat e njeriut është e gjatë dhe ndoshta po aq e veshtirë sa edhe ajo kundër terrorizmit. Në këtë luftë, tha ai, Shtetet e Bashkuara kanë fituar shumë beteja, më e madhje ajo kundër komunizmit. Por lufta nuk ka mbaruar, tha zyrtari i USAID-it Roxher Uinter.
//ze//