Familja e ushtarit amerikan me origjinë libaneze që po mbahej peng në Irak thotë se ushtari u lirua.
Anëtarët e familjes në Tripoli thanë se kanë informacione të besueshme se marinsi Wassef Ali Hassoun është liruar. Deklarata e familjes vjen pas informacioneve kontradiktore se marinsi mund të ishte ekzekutuar.
Një deklaratë e vendosur të shtunën në një faqe interneti islamike citonte një grup ekstremist që pretendonte se ushtari Hassoun ishte ekzekeutuar. Më pas ky grup e mohoi pretendimin që kishte bërë.
Marinsi Hassoun figuronte i humbur në Irak që nga 20 qershori. Një vidoe e transmetuar nga stacioni televiziv arab Al-Xhazira tregonte pengun me sy të lidhur dhe me rrëmbyesit që i mbanin një shpatë mbi kokë.
Ndërkohë, Policia irakiane njoftoi se shpërthimi i një makine bombë shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e disa njerzve në qytetin Kalis, afër Bakubës. Makina bombë shpërtheu sot afër një shtëpie, ku po mbaheshin shërbimet e varrimit për 2 veta që u vranë të dielën në një zonë 55 kilometra në veri të Bagdadit.
Gjetkë, ushtria amerikane njoftoi se 3 marinsa u vranë dje ndërsa po kryenin operacione në perëndim të Bagdadit në provincën Al Anbar. Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se një fëmijë irakian u vra dje vonë kur ushtarët hapën zjarr kundër një veture, e cila nuk përfilli sinjalet për të ndaluar në një pikë kontrolli në Bagdad.
//ze//