Ray Charles, legjendari i muzikës xhaz dhe blues, vdiq në moshën 73 vjeçare.
Një zëdhënës tha se zoti Charles i rrethuar nga anëtarë të familjes dhe miq, vdiq dje nga një sëmundje në mëlçi në shtëpinë e tij në lagjen Beverly Hills të Los Angelosit.
I vërbuar në moshën 7 vjeçare dhe i mbetur jetim kur ishte 15 vjeç, pianisti, saksofonisti dhe këngëtari i talentuar tejkaloi kufijtë muzikor, duke gërshetuar muzikën fetare, blues dhe xhazin me një ritëm të shpejtë si në këngën e famëshme Hit the Road, Jack, balladat si Georgia in Ny Mind, dhe një interpretim prekës të këngës patriotike Amerika the Beautiful.
I lindur në një familje të varfër në vitin 1930, Ray Charles Robinsoni filloi të luante pianon në moshën 5 vjeçare.
Gjatë karierës së tij, Ray Charles fitoi një numër çmimesh, përfshirë 12 çmime Grammy, nderimi më i lartë në industrinë e muzikës.//ii