Zyra e OSBE-së në Tiranë tha se e konsideron miratimin e djeshëm të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave nga parlamenti shqiptar si pjesë të procesit për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare të çështjes.
Në një deklaratë për shtypin, ambasadori Osmo Lipponen, shef i pranisë së OSBE-së në Shqipëri, tha se vlerëson lart klimën pozitive dhe profesionale që u shfaq gjatë procesit të hartimit dhe rishikimit të ligjit në komisionet parlamentare.
Por ai shtoi se është për të ardhur keq që fryma e konsensusit u prish në orët e fundit të rishikimit të projektligjit gjë që rezultoi në miratimin e shpejtuar të neneve përfundimtare pa një debat të plotë dhe të hapur.
Ambassadori Lipponen shprehu shqetësim edhe për faktin se disa nga parimet kryesore për të cilat u ra dakord në komisionet parlamentare nuk u respektuan dhe kjo, u shpreh ai, mund të rrezikojë besimin tek zbatimi i ligjit.
//rd//