Papa Gjon Pali i Dytë dënon rëndë torturën - 2004-05-27

Papa Gjon Pali i Dytë dënoi publikisht torturën si një mjet që poshtëron dinjitetin njerëzor dhe që fyen të gjithë njerëzimin.

Papa tha se Vatikani merr vazhdimisht njoftimeve për tortura nga të gjitha vendet. Ai i bëri këto komente sot, me rastin e pritjes së 7 ambasadorëve të rinj në Selinë e Shenjtë. Ai u bëri thirrje atyre që të mos qendrojnë pasivë përballë abuzimeve të patolerueshme.

Papa nuk përmendi drejt për drejt hetimet e Shteteve të Bashkuara për abuzimin e të burgosurve irakianë nga ushtarët amerikanë në Irak. Por agjencitë e lajmeve njoftojnë se këto komente bëhen në prak të vizitës së Presidentit Bush në Vatikan javën e ardhëshme.