Bush: shpërthimi i ri i dhunës në Rripin e Gazës - tepër shqetësues - 2004-05-18

Presidenti Bush e cilësoi shpërthimin e ri të dhunës në Rripin e Gazës si tepër shqetësues, por theksoi përsëri se Izraeli ka të gjitha të drejtat për t’u mbrojtur nga terrori.

Duke folur para një grupi pro-izraelit, Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike, në Uashington, zoti Bush tha se para ekzistencës së shtetit Izraelit dhe atij palestinez krahas njeri tjetrit, të gjitha palët duhet të braktisin dhunën dhe të luftojnë terrorin.

Zoti Bush vlerësoi përsëri planin e Kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, për tërheqjn nga Gaza, si një masë të fortë dhe kurajoze dhe bëri thirrje që edhe palestinezët të marrin masa serioze nga ana e tyre.

Zoti Bush mbrojti përsëri pushtimin amerikan të Irakut të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Amerika është më e sigurt dhe bota në përgjithësi është shumë më mirë tani që regjimi i Sadam Huseinit nuk është më në pushtet.//ii