Glaukoma; Sindroma Touret - 2004-04-06

Mjekët kanë ofruar një mënyrë të re shumë të efektëshme për trajtimin e sëmundjes së Glaukomës. Metoda e re quhet ECP. Kjo procedurë kërkon përdorimin e një kamere të vogël dhe instrumente kirurgjike për përdorimin me saktësi të energjisë së rrezeve lazer në vendin ku operohet. Me ECP, trajtohen rastet e vështira të Glaukomës, ato raste që nuk reagojnë ndaj trajtimeve të zakonëshme të sëmundjes, përfshi operacionin. Procedura e re zgjat 10 deri në 20 minuta dhe kërkon anestezi. Glaukoma është sëmundja kryesore që çon në humbjen e shikimit dhe prej saj preken mbi 2 milionë amerikanë të moshave mbi 40 vjeç. Klinika ne Seatle të shtetit Washington, eshte e para qender mjekesore ne kete rajon qe ofron nje trajtim te tille te Glaukomes.

Sindroma Touret

Sindroma Touret është një sëmundje e zbuluar një shekull më parë dhe prej saj në Shtetet e Bashkuara preken rreth 100 mijë veta. Deri tani për këtë sindromë nuk ka patur ndonjë trajtim të efektshëm. Xhef Matovic ka 31 vjet që vuan nga sindroma Touret. Trupi i tij dridhet dhe ai mezi flet. Edhe lëvizjet më të thjeshta për të ishin thuajse të pamundura. Ai ka provuar ilaçe të ndryshme për t’a ndihmuar në kontrollin e lëvizjeve të trupit e gjymtyrëve, por efekti i ilaçeve ishte i përkohëshëm. Në këtë gjendje pa rrugëdalje, Jeffi filloi të bënte kërkime mbi një procedurë të quajtur, stimulimi i thellë i trurit. Në këtë rast, dy elektroda vendosen në tru të lidhura me një aparat të posaçëm që kontrollon impulset. Për disa vite kjo procedurë është përdorur për të kontrolluar simptomat e pacientëve me parkinson e sëmundje të tjera që shkaktojnë dridhje. Jeffi kërkoi ndihmën e mjekëve në qëndrën spitalore universitare në Kleveland të shtetit Ohajo, por metoda e stimulimit të thellë të trurit nuk ishte përdorur asnjëherë për pacientët që vuajnë nga sindroma Touret. Duke përdorur një sistem të sofistikuar për matjen e të dhënave të trurit, mjekët vendosën në vendin e saktë eletrodat dhe më pas i lidhën ato me paisjen për kontrollin e impulseve. Askush nuk kishte shpresuar se rezultati do të ishte kaq i suksesshëm e sidomos kaq i shpejtë. Xheffi dikur me një trup jashtë kontrollit tani është në gjendje të përqëndrohet, e të bëjë veprime nga më të ndryshmet.