Bashkimi Evropian gjobiti gjigandin amerikan të prodhimit të programeve kompjuterike Mikrosoftin, me një shumë rekord prej mbi 600 milionë dollarësh, për shkelje të ligjeve anti-monopol.
Agjencia e Bashkimit Evropian për çmimet anti-monopol, i kërkoi Mikrosoftit të ofrojë një variant tjetër të sistemit operues Windows, që nuk e ka të integruar programin audio-vizual Media Player.
Agjencia evropiane e urdhëroi gjithashtu Microsoftin që t’u jepte informacion kompanive rivale që prodhojnë programe për lidhjen e kompjuterave në rrjet. Mikrosoft-i thotë se do ta apelojë vendimin e Bashkimit Evropian.
//rd//