Bolton: Uashingtoni beson se Irani vazhdon përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore - 2004-02-13

Një diplomat i lartë amerikan tha se Uashingtoni beson se Irani vazhdon përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore.

Ndihmës-sekretari i Shtetit, John Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dyshim se Irani nuk po i përmbahet premtimit të bërë vitin e kaluar për të pezulluar programin e pasurimit të uraniumit.

Ai tha se inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kanë gjetur skicat e impianteve të sofistikuar për pasurimin e uraniumit me synim prodhimin e bombës atomike.

Zoti Bolton e quajti këtë ”një veprim tjetër mashtrues të Iranit” përsa i përket programit të tij bërthamor, për të cilin Teherani thotë se ka thjesht qëllime paqësore.

Ministri i jashtëm iranian, Kamal Kharrazi, tha ndërkohë se vendi i tij është gati të ndihmojë për t’ju përgjigjur çdo pyetjeje që mund të ketë agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore.//ii