Irak: vritet një ushtar amerikan - 2004-02-09

Një bombë artizanale shkaktoi vdekjen e një ushtari amerikan të dielën në Irak afër qytetit Mahmudija, rreth 25 kilometra në jug të Bagdadit.

Bomba shpërtheu pasi ushtarët amerikanë vranë një person dhe plagosën 2 të tjerë të dielën vonë, ndërsa ushtarët u sulmuan afër qytetit Kadisija në rajonin mysliman shiit në veri të Bagdadit. Ushtria e identifikoi ushtarin e vrarë si një major në forcën e re policore të Irakut.

Sulmet e kryengritësve kanë shkaktuar vrasjen e dhjetra ushtarëve amerikanë që kur presidenti Bush i shpalli të përfunduara operacionet kryesore luftarake në Irak më 1 maj të vitit të kaluar.

Ndërkaq, ekspertë të Kombeve të Bashkuara u takuan të dielën me anëtarët e Këshillit Qeverisës Irakian për të diskutuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve brenda muajit qershor.

Udhëheqësit e shumicës shiite të Iraku kërkojnë që zgjedhjet të mbahen para afatit të 30 qershorit të caktuar nga Washingtoni për kalimin e pushtetit në duart e një qeverie irakiane. Por qeveria amerikane ka thënë se kjo nuk është kohë e mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve të drejtë për drejta.

Pas takimit të së dielës në Bagdad, kreu i ekipit të OKB-së, Lakhdar Ibrahimi, u tha gazetarëve se organizata botërore do të bëjë ç’është e mundur për të ndihmuar popullin irakian t’i kthejë vendit pavarësinë dhe sovranitetin.

//ze//