Parlamenti i Serbisë zgjedh kryetarin e ri - 2004-02-04

Parlamenti i ri i Sërbisë zgjodhi kryetarin pas disa javë grindjesh politike mes partive reformatore. Ligjvënësit miratuan kandidaturën e Dragan Marsicanin-it të Partisë Demokratike të Sërbisë sot në Beograd.

Kjo ishte përpjekja e dytë për të zgjedhur kryetarin e parlamentit. Në qoftë se edhe kjo përpjekje do të kishte dështuar, parlamenti do të ishte shpërndarë dhe do të ishin organizuar zgjedhjet e reja, mundësi kjo që u kishte dhënë shkas shqetësimeve se partitë anti-perëndimore, ultranacionaliste do të kishin fituar më shumë vende në Parlamentin e Sërbisë.

//rd//