“Dialogu është i vetmi mjet, e vetmja mënyrë me të cilën do të arrijmë ato që na takojnë”, tha Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, në fillim të takimit me Kryeministrin e Kosvës, Bajram Rexhepi.
Zoti Moisiu tha më tej se si në takimin me Sekretarin e Kombeve të Bashkuara Kofi Anan, dhe në fjalimin e tij në këtë organizatë kishte vënë theksin se duhet përcaktuar statusi i Kosovës. ”Kjo nuk duhet zgjatur”, tha zoti Moisiu. “Sa më shumë që të zgjatet aq më shumë krrijohet hapësirë për ekstremistët e të dy palëve që të depërtojnë dhe të krijojnë probleme të vështira për të ardhmen e Kosovës”, vijoipresidenti shqiptar.
“Përkrahim , siç e keni menduar ju”, i tha zoti Mosiu Kryeministrit të Kosovës, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. “Shqipëria, tha ai, vlerëson angazhimin e udhëheqjes së Kosovës për të ecur përpara në ndërtimin e institucioneve dhe të së ardhmes”. ”E ardhmja e Kosovës do të përcaktohet nga qytetarët e Kosovës në bashkëpunim më organzimat e lartë ndërkombëtarë”, vijoi më tej Presidenti Mosiu.
Pas deklaratave të zotit Mosiu takimi u zhvillua me dyer të mbyllura .
Ai zgjati rreth 30 minuta dhe Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, u tha gazetarëve se vlerësonte ”angazhimin e djeshëm dhe të sotëm për të trajtuar me Presidentin shqiptar zhvillimet në rajon dhe në Kosovë”.
Duke vlerësuar lart rolin e Presidentit Mosiu për çështjen e Kosovës zoti Rexhepi tha: ”Ne, Presidentin Mosiu e konsiderojmë jo vetëm si President të Shqipërisë, por edhe si një mik dhe një përkrahës shumë të fuqishëm të çështjes së Kosovës”. ”Ai me një politike pragmatike e bën përkrahjen në vendet e duhura dhe me forcën e duhur”. “Presim nga Presidenti Moisiu që edhe më tutje të dëshmoje përpara ndërkombëtarëve që shqiptarët në rajon janë faktorë stabiliteti dhe që çështja e definimit të statusit të Kosovçs të jetë sa më e shpejtë në mënyrë që të jemi bashkarisht në proceset integrative të Bashkimit Europian”.
“Kemi qëllime të njëjta dhe unë formalisht i bera ftesën që, në kohën më të përshtatshme, Presidenti Mosiu të vizitojë Kosovën”, tha më tej Kryeministri Rexhepi.
I pyetur se si e shikonte krizën politike në Shqipëri, zoti Rexhepi tha se zhvillimet shihen me shqetësim. “Dëshirojmë, tha ai, që si në Shqipëri, dhe në Kosovë, mes subjekteve politike të ketë sa më shumë mirëkuptim”.
Të shtunën zoti Moisu mori pjesë në mëngjesin e lutjeve në Ohër të Maqedonisë si dhe zhvilloi një seri takimesh me politikanë vendas dhe të shteteve evropiane. Ai u takua me Presidentin maqedonas, Boris Trajkovski, si dhe me Kryeministrin norvegjez, Bondevik. //az//