Shtetet e Bashkuara dhe Kenja janë kërcnuar nga terroristët dhe të dy këto vende kanë vuajtur nga terroristët.
Më 11 shtator të vitit 2001, terroristët e Al-Qaidës sulmuan Qendren Botërore të Tregëtisë në New-York dhe Pentagonin në afërsi të Washingtonit. Nga këto sulme gjeten vdekjen më shumë se 3 mijë veta nga më tepër se 90 vende të ndryshme të botës.
Më 1998, terroristët e Al-Qaidës hodhen në ajër ambasadat amerikane në Nairobi të Kenjës dhe në Der Es Salaam të Tanzanisë. Nga sulmi në Kenia gjeten vdekjen më tepër se 200 veta dhe rreth 5 mijë të tjerë u plagosen. Shumica e viktimave ishin kenianë.
Kenia u sulmua nga Al-Qaidia përseri në nëntor të vitit 2002, kur tre terroristë vetë-vrasës shpërthyen bomba në hotelin Paradise në afërsi të qytetit Mobasa. Në këtë sulme gjeten vdekjen më tepër se 10 veta. Në një sulm tjetër, terroristët e Al-Qaidës vunë në shënjestër të një rakete një aeroplan izraelit pasagjerësh ndërsa po nisej nga aeroporti i Mobasës. Për fat të mirë, raketa nuk e goditi objektivin.
Më 6 tetor, Presidenti i Kenias, Mwai Kibaki u takua me Presidentin George W. Bush në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush foli mbi sulmet terroriste nga të cilët kanë gjetur vdekjen si amerikanë ashtu edhe kenianë dhe tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kenia po bashkëpunojnë për të mundur terroristët.
“Terroristë e kanë bërë Kenian fushë-betejë. Presidenti Mwai Kibaki vërtetoi faktin se populli kenian nuk do të pranon të jetojë në frikë. Forcat keniane të sigurimit kanë shkatërruar operacionet terroriste dhe kanë arrestuar terroristë të dyshuar.”
Shtetet e Bashkuara janë angazhuar të luftojnë terrorizmin në Afrikën Lindore, duke ndihmuar me kurse stërvitjesh, pajisje të ndryshme dhe ndihma të tjera. Kenia, tha Presidenti Bush “është partneri ynë kyç në këtë nismë dhe qeveria e saj duket qartë që ka vullnetin për të luftuar terrorin.”
//ss//