Nato emëron ministrin e jashtëm holandez, Jaap de Hoop Scheffer, në postin e sekretarit të përgjithshëm - 2003-09-23

Nato emëroi ministrin e jashtëm holandez, Jaap de Hoop Scheffer, në postin e sekretarit të saj të përgjithshëm. Ambasadorë nga 19 vende të Natos e bënë dje këtë zgjedhje.

Zoti de Hoop Scheffer tha se dëshëron të shërojë marrëdhëniet e acaruara diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe pjesës më të madhe të Evropës, që u shkaktuan nga lufta në Irak.

Zoti de Hoop Scheffer është diplomat karriere dhe udhëheqës politik në Holandë. Ai do të zëvendësojë më 1 janar Sekretarin e Përgjithshëm, George Robertson. Zoti Robertson thotë se zoti de Hoop Scheffer është më se i kualifikuar për këtë post.

//ze//