Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se në Bagdad dy ushtarë amerikanë u vranë gjatë natës në incidente të veçanta, vetëm pak orë pas vrasjes së një tjetër amerikani në kryeqytetin irakian.
Zyrtarët thonë se njëri nga ushtarët vdiq sot në mëngjes nga një bombë e vogël që goditi automjetin e tij.
Mbrëmë, një ushtar amerikan që patrullonte u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me dy irakianë të armatosur. Njëri nga irakianët u vra ndërsa tjetri u plagos.
Po dje, një ushtar amerikan vdiq, i goditur nga afër në një kafene pranë Universitetit të Bagdadit.
Të paktën 28 ushtarë amerikanë janë vrarë nga zjarri i armëve kundërshtare që nga 1 maji, kur Presidenti Bush shpalli përfundimin e operacioneve luftarake në shkallë të gjerë.
Në një incident tjetër që ndodhi mbrëmë, zyrtarët ushtarakë thonë se katër ushtarë amerikanë që patrullonin në qytetin Ramadi në perëndim të Bagdadit u plagosën nga persona të cilët sulmuan me granatë.
Zyrtarët thonë se njëri nga personat u vra ndërsa një tjetër u plagos kur trupat iu kundërpërgjigjën sulmit.//ii