Izraeli liron të burgosur palestinezë - 2003-07-03

Izraeli liroi dje 33 të burgosur palestinezë dhe zyrtarët thonë se të burgosur të tjerë mund të lirohen së shpejti. Ushtria izraelite thotë se shumica e atyre që u liruan ishin arrestuar gjatë operacionit të spastrimit që kreu ushtria izraelite në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor muajin e kaluar.

Zyra e Kryeministrit, Ariel Sharon, tha se lirimi i të burgosurve nuk ishte një gjest i vullnetit të mirë, por të burgosurit ose e kishin kryer masën e dënimit ose nuk ishin akuzuar kurrë për ndonjë krim.

Mes atyre që u liruan ishte zyrtari i lartë palestinez i sigurimit, Suliman Abu Matlak, që dyshohej për organzimin e një sulmi në vitin 200 kundër një autobuzi shkolle në Izrael, ku u vranë 2 fëmijë dhe u plagosën rëndë 9 të tjerë.//ic//