Zërat që u sjellin emigrantëve tingujt në gjuhën e tyre - 2003-06-28

Dhjetra stacione radioje dhe televizioni u shërbejnë komuniteteve të ndryshme etnike në New York. Në çdo moment mund ta kthesh radion dhe të ndezësh televizorin dhe të gjesh programe në gjuhët polake, kineze, në spanjisht dhe shumë të tjera në qytetin më të larmishëm të Amerikës, ku fliten 150 gjuhë. Për 500 mijë dëgjuesit e radios greke Cosmos FM, Kristi Stassinopoulo është një emër shumë i njohur. Këngëtari po ngjitet me shpejtësi në listën e këngëtarëve më të mirë në Muzikën Botërore. Por vetëm në programe etnike lokale muzikantë si Kristi shihen si yje të muzikës rock.

Yannis Simonides ka 16 vjet që drejton radion Cosmos FM. Ai thotë se magjia e radiove etnike është aftësia për paraqitur talentin etnik dhe për t’i lidhur njerëzit me vendet e tyre.

“Ne jemi shtëpia e fundit e programeve në gjuhë të huaja në qytetin e New Yorkut. Ne përpiqemi t’i sfidojmë njerëzit, që t’ua nxisim atyre humori. Nëse je një emigrant i sapoardhur, është e rëndësishme që të dëgjosh zërin, muzikën dhe kulturën. Më të moshuarve, radioja u jep mundësinë e një lidhjeje me vendin e tyre”, thotë ai.

Stacionet e radios dhe televizionit e shohin veten si pikën lidhëse kulturore dhe politike për njerëz nga vende të largëta.

Elena Maroulleti drejton një program qipriot në radion Atkina FM. Ajo thotë se dëgjuesit e radiove dhe televizioneve etnike përpiqen të kenë një lidhje me vendin e tyre.

“Në radion tonë kemi shumë zëra që plotëson nevojat e qipriotëve, grekëve, japonezëve, aziatiko-amerikanëve, të gjitha llojet e grupeve etnike. Përmes këtyre programeve ne sjellim kulturën etnike dhe rrëfime gjë që radiot private nuk e bëjnë”, thotë ajo.

Stacionet etnike marrin buxhete fare të vogla dhe disa herë përdorin radiot publike për transmetuar programet e tyre. Sipas një ankete radioja publike WNYE dëgjohet nga 14 milionë vetë. Por ka edhe plot mundësi për njerëzit që preferojnë televizionin.

Për shembull Televizioni i Amerikës Aziatike ka një program kombëtar me zëra nga Kina, Taivani, Filipinet e deri Pakistani.

Me shumë punë dhe me pak fat dhe para, të gjithë këta njerëz mund ta mbajnë gjallë kulturën e vendlindjeve të tyre, së cilës i janë kushtuar.//kk//