Pinjojtë e klaneve Hetfilld (Hatfields) dhe Mekojs (McCoys), familjet më të famshme për armiqësinë e tyre në Shtetet e Bashkuara, i dhanë fund në mënyrë simbolike hasmërisë së tyre mbi 100-vjeçare.
Pasardhësit e dy familjeve të maleve Apaçi u mblodhën të shtunën në Pikëvill të shtetit Kentaki për të nënshkruar fundin e mosmarrëveshjes së tyre e cila daton që në shekullin XIX.
Rio Hetfilld i Uejnsboro-ut nga Virxhinia, i cili doli me idenë e një deklaratë të përbashkët paqeje, tha se nëse dy familjet armike mund të pajtohen, kjo është e mundur për këdo.
Të paktën 12 vetë kanë vdekur në përleshjen ndërmjet Hatfieldëve në Virxhinian Perëndimore dhe Mekojve të shtetit Kentaki. Armiqsia mendohet se e ka zanafillën nga një ngatërresë për një derr.
Guvernatori i Kentakit, Pol Patën, dhe ai i Virxhinias, Bob Uajz, nënshkruan gjithashtu dokumentet përmes të cilave shpallën në shtetet e tyre respektive 14 qershorin si Ditën e Pajtimit ndërmjet Hetfilldëve dhe Mekojve. //az//