Zyrtarët ushtarakë amerikanë po shqyrtojnë dy raporte mbi gjetjen e varreve masive në veri dhe në jug të Irakut. Komanda Qendrore amerikane tha dje se irakianët i çuan trupat britanike në vendin e varrit në jugperëndim të Basrës, qytet në jug të Irakut, në fillim të kësaj jave. Komanda Qendrore tha se atje janë të paktën pesë varre, por numri i përgjithshëm i trupave ende nuk dihet.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë po shqyrtojnë gjithashtu atë që zyrtarët kurdë thonë se mund të jetë një varr masiv me mijëra trupa jashtë qytetit verior Kirkuk. Të paktën dy skelete janë nxjerrë nga ky varr. Disa kurdë dyshojnë se në këtë varr masiv mund të jenë edhe dhjetra mijra viktimat e fushatës së Saddam Husseinit në vitin 1988 për spastrimin etnik të kurdëve të Irakut.//ic//