Fati i Saddam Husseinit eshte i panjohur pas bombardimit te bunkerit te nendheshem ku ai dhe udheheqes te tjere te regjimit te tij mendohet se ishin duke zhvilluar nje takim. Disa komandante te forcave te koalicionit besojne se nese Saddam Husseini i ka shpetuar goditjes, ndoshta tani ai qendron i fshehur ne rrjetin e bunkereve nentokesore te shumte dhe teper te fortifikuar qe ka Bagdati.
Kur mbi Gagdat filluan të binin bombat, komandantët amerikanë e dinin se Saddam Huseini do të fshihej në bunkerët e shumtë nëntokësorë. Phil Anderson, i cili punon në Qendrën Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, thotë: "Atje ka një infrastrukturë të jashtëzakonshme bunkerësh të nëndheshëm që lidhte funksionet e ndryshme të qeverisë dhe e lejonte Saddamin të ndjehej i sigurt".
Analistët mendojnë se tunelet e nëndheshëm përshkojnë kudo qytetin, nga qendra e Bagdatit e deri në aeroport. Bunkeri më i madh thuhet se ka kushtuar rreth 70 milion dollarë për t’u ndërtuar. "Ai është ndërtuar krejtësisht me materiale që e absorbojnë goditjen. Kur ndodh një sulm nga jashtë apo një tërmet, materiale të tilla e izolojnë goditjen", thotë nje inxhinjer jugosllav, i cili është projektues i bunkerit kryesor të Saddamit. Ai shpjegon se natën e parë të Luftës së Gjirit Persik, para 12 vjetësh, Shtetet e Bashkuara u përpoqën ta shkatërrojnë këtë bunker por nuk ja arritën.
"Të gjitha instalimet dhe pajisjet i qendruan goditjes. Bunkeri thjesht u trondit pas goditjes me tre raketa kruz".
Qysh nga ajo kohë, Shtetet e Bashkuara kanë prodhuar armë të specializuara për shkatërrimin e bunkerëve. Pikërisht bomba të tilla u përdorën të hënën, kur u godit një ndërtesë në të cilën zyrtarët amerikanë të zbulimit mendonin se ndodhej Saddam Husseini me njërin nga djemtë dhe me komandantë të lartë ushtarakë.
Një bombë bunkeresh i ngjan një shigjete, koka e të cilës është një kon i fortë që depërton në tokë. Analisti ushtarak Richard Clarke thotë se bomba mund të depërtojë 30 metra nën tokë dhe të përshkojë 6 metra beton para se të shpërthejë. "Me sa i njohim bunkerët e Irakut, teknologjia e sotme është ndoshta e mjaftueshme për t’i shkatërruara ata", thotë analisti.
Nëse bombat qëlluan ata që duhet të qëllonin, shkalla e shkatërrimit ka qenë aq e madhe saqë ndoshta nuk do të mësohet kurrë se kush u vra gjatë bombardimit të ditës së hënë.
//rd//