Opozita shqiptare: protesta kunder korrupsionit qeveritar - 2003-03-26

Partia Demokratike e opozites lajmeroi sot nisjen e nje serie protestash publike per te denoncuar, sic u shprehen perfaqesues te saj, korrupsionin dhe kontrabanden e zyrtareve te larte te qeverise.

Kryetari i kesaj partie, Sali Berisha, deklaroi ne mbledhjen e deges se PD-se te Tiranes, se perzierja e qeveritareve ne trafiqe, biznese te paligjshme dhe grupe kriminale po shenon rritje te dukshme, ndaj opozita po kerkon rrezimin e qeverise Nano. "Ora e protestet po afron. Beteja do te jete parlamentare, jashteparlamentare dhe me te gjitha mjetet legjitime, gjer ne largimin e qeverise se Fatos Nanos. Klika e padrinove duhet ta kete kohen e numeruar" - tha zoti Berisha.

Mbledhja e PD se Tiranes u thirr me urgjence enkas per te publikuar kete vendim. Nje dite me pare nenkryetari i kesaj partie, Bamir Topi, deklaroi ne parlament se opozita po harton kerkesen per doreheqje drejtuar kryeministrit Fatos Nano, per shkak te keqqeverisjes dhe lidhjeve me biznese korruptive.

Opozita e mbeshteti kohet e fundit veprimtarine politike me se shumti ne shifra te fushes ekonomike, prej nga edhe perpiqet te argumentoje gabimet dhe pergjegjesite e qeverisjes se majte.

Debatet mes paleve i rriten tonet mjaft javet e fundit me rastin e ngritjes se komisionit parlamentar per te hetuar financuar e Ministrise se Kultures dhe Bashkise se Tiranes, te drejtuara nga Edi Rama.

Kerkesa e opozites per hetime ndaj zotit Rama provokoi dhe aksionin e gjalleruar politik te Partise Socialiste ne mbrojtjes te atij qe ata e quajne nje nga njerezit me te suksesshme te qeverisjes socialiste

//rd//