Erdogan: Ende nuk dihet se kur do të votojë përsëri parlamenti për çështjen e trupave - 2003-03-10

Udhëheqësi i partisë turke në pushtet, Rexhep Tajip Erdogan, tha se nuk mund të japë një datë të saktë se kur parlamenti mund të votojë përsëri lidhur me kërkesën për të lejuar dislokimin e trupave amerikane në Turqi për një luftë të mundshme me Irakun.

Zoti Erdogan e bëri këtë koment në intervistën e parë televizive pasi fitoi një vend në parlament që i krijon kushtet për t’u bërë kryeministër. Kryeministri i tanishëm, Abdullah Gul, tha se thse do të japë dorëheqjen posa zoti Erdogan të zërë vendin e tij në parlament.

Ligjvënësit turq e kundërshtuan dislokimin e trupave në fillim të këtij muaji. Por, zoti Erdogan dhe ushtria turke e mbështesin kërkesën për dislokimin e trupave amerikane.

Ndërkohë, mjete dhe pajisje ushtarake amerikane vazhdojnë të dërgohen në zona në afërsi të kufirit të Turqisë me Irakun.//ii