Në Britani, udhëheqësit e dy Kishave kryesore të Krishtera bënë thirrje që inspektorëve të OKB-së për armët në Irak t’u jepet më shumë kohë dhe shprehën dyshim rreth ligjshmërisë morale të një lufte kundër Bagdadit.
Kryepeshkopi i Kanterberit, Rowan Williams, udhëheqësi shpirtëror i Kishës Anglikane, dhe kardinali Kormak Murfi-O’Konor, kreu i Kishës Katolike në Angli dhe Wells, bënë një deklaratë të përbashkët, ku shprehin shqetësime rreth pasojave të paparashikueshme humanitare dhe politike të një lufte me Irakun.
Në deklaratë u bëhet thirrje të gjitha palëve të punojnë në kuadër të Kombeve të Bashkuara në një proces, në të cilin të përfshihet vazhdimi i inspektimeve. Udhëheqësit kishtarë thonë se kjo do ta bënte tragjedinë e luftës të panevojshme.
Ata i bënë thirrje edhe Irakut të bashkëpunojë plotësisht me rezolutat e OKB-së që i kërkojnë Bagdadit të çarmatoset.
Kjo deklaratë bëhet disa ditë pasi kryeministri britanik, Tony Blair, argumentoi se ishte nevoja morale për të përmbysur udhëheqësin irakian, Sadam Husein.
//ad//