Shefat e zyrave të pesë vendeve në Kosovë, diskutuan të premten me kryetarët e grupeve kryesore parlamentare mbi nismën e një grupi deputetësh shqiptarë për shpalljen e një deklarate për pavarësinë e Kosovës.
Ndonëse nuk u bënë komente pas këtij takimi, mësohet se diplomatët e huaj mbështetën qendrimet e shefit të UNMIK-ut, Michail Steiner, se ende nuk është koha për zgjidhjen e statusit të Kosovës. //az//